Relaks, Rehati dhe Argëtim. Hoteli Miamar të pret gjatë ditëve të nxehta të verës për të të strehuar në një oaz të mirëqenies dhe për të të shkëputur nga streset e jetës së përditshme.
Hotel Miamar
Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë se sot të jetosh përvoja të paharrueshme. Surprizo partnerin tënd ose llastoje veten me momente të paharrueshme. E vendosur në plazhin e Livadhit, një gji që të lë pa fjalë në Rivierën Shqiptare, Miamar ofron një mobilim të brendshëm luksoz me në një pamje të jashtme moderne e cila shkrihet natyrshëm me natyrën përreth.
Të bekuar nga natyra dhe deti, dhomat tona shohin direkt ujërat e kristaltë të detit Jon dhe kështjellën historike të Himarës. Dhomat tona elegante, luksoze por njëkohësisht të përballueshme janë ndërtuar për të të ofruar komoditetin e nevojshëm dhe një qëndrim të paharrueshëm. Ti do të largohesh nga hoteli ynë i rifreskuar dhe plot energji.
Përvoja e kulinarisë
Ushqimi në Miamar është i freskët, i shijshëm dhe i përgatitur me mjeshtëri duke kombinuar teknikat tradicionale dhe moderne të gatimit me përbërësit më të mirë vendas.
Shefat tanë të kuzhinës kanë një pasion për sjelljen e risive dhe një dorë të hollë për shijet e mirëfillta vendase për pushuesit që mund të zgjedhin të hanë në një ambient të paharrueshëm në natyrë.
Zona Fitness
Gjatë qëndrimit në Miamar, pushuesit kanë hyrje falas në palestrën e re, plotësisht të pajisur me veglat më të fundit të stërvitjes, dyshekët e ushtrimeve dhe topat e palestrës.
ATRAKSIONI KRYESORË
Për një vizitor apo turist, vendas apo të huaj, Himara është një surprizë: një krahinë e bukur, me shtigje të ngushta me kalldrëm dhe fshatra autentikë mesdhetarë që të ftojnë të eksplorosh çdo pëllëmbë të kësaj toke të shenjtë.
ATRAKSIONI KRYESORË
Për një vizitor apo turist, vendas apo të huaj, Himara është një surprizë: një krahinë e bukur, me shtigje të ngushta me kalldrëm dhe fshatra autentikë mesdhetarë që të ftojnë të eksplorosh çdo pëllëmbë të kësaj toke të shenjtë.