Nëse deti i kaltërt dhe plazhet e qeta janë destinacionet e ëndrrave të tua, atëherë duhet të vizitosh Himarën. E vendosur në jugperëndim të vendit, Himara shtrihet nga jugu i Parkut Kombëtar të Llogarasë deri në Malet e Qeparoit në juglindje.
Si kryeqendër e kohëve të lashta, në qytetin e vjetër të Himarës do të gjeni shumë monumente të cilat duhen vizituar. Me më shumë se 100 kisha, manastire, kështella dhe fortesa. Do të përjetoni ndjesi për të gjitha shqisat tuaja në vende si kishëza mesjetare e Shën Mërisë së Kasopitrës, kisha e mrekullueshme e “Gjithë Shenjtorëve” apo kështjella ushtarake e Porto Palermos me një arkitetkurë të veçantë.
Përveç qytetit të vjetër të Himarës, fare pranë saj do të mund të eksploroni dhe fshatra të tjerë piktoresk. Në zemër të çdo fshati ka gjithmonë një kishë magjepsëse. Aty do gjeni altarë me piktura të mrekullueshme, piktura të stilit barok dhe tavane të pikturuara nga artist vendas.
Ju do të ecni nëpër rrugicat e ngushta me kalldrëm të këtyre fshatrave mesdhetare dhe do të eksploroni çdo pëllëmbë të këtij rripi të shenjtë toke. Kështu do të përjetoni eksperienca të reja kulturore që janë po aq të largëta sa të paprekura dhe unike. Vizito Himarën dhe ndjeje mikëpritjen shqipatre e cila të ofron shumë më tepër se sa thjesht diell dhe plazh me rërë.
Kalaja është ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në vitin 1804. Ajo është ndërtuar në një pozicion strategjik fare pranë rrugës kryesore. Kalaja ndodhet në jug të Hotel Miamar dhe mund të shkohet me makinë, varkë, ose me këmbë.
Ndiqni rrugën nacionale që të çon nga qyteti i Himarës drejt fshatit Qeparo dhe gjiri i mrekullueshëm i Porto Palermos do t’ju shfaqet para syve.
Adrenalina juaj do të fluturojë në det të hapur. E përshtatshme për fillestarë dhe për profesionist me përvojë, jet ski është aktiviteti i duhur për ty, nëse je tipi që kërkon aventurë. Hip në një jet ski dhe ndeje erën nëpër flokë teksa lundron. I shtrirë përgjatë 13 milje, Deti Jon është vendodhja më e mirë për të lundruar me jet ski. Pikat ku mund t’i merrni me qera i gjeni përgjatë plazheve kryesore të Himarës. Mund të zgjidhni midis tureve me jet ski ose jet ski me qera. Në të dyja rastet e keni të garantuar ndjesinë se po vraponi mbi ujë.