Dhomat Standard Deluxe janë të mobiluara në mënyrë elegante për t’u përshtatur me panoramën e mrekullueshme të kalasë. E ku ka mënyrë më të mirë për të shijuar një koktejl të freskët tek sa rri ulur në karriget e rehatshme të ballkonit të madh. Të përhumbesh në pamjen e jashtëzakonshme të malit dhe të kalasë të cilat shtrihen në horizont.
Relaks, Komfort dhe Argëtim!
Hotel Miamar të pret gjatë ditëve të nxehta të verës për të të strehuar në një oaz mirëqënie dhe për të të larguar nga stresi i përditshmërisë.