Dhomat Grand Deluxe kanë një kapacitet prej 6 personash. Dhomat e gjumit janë të mobiluara në mënyrë elegante që të përputhen me pamjen e mrekullueshme panoramike të Kalasë. Kjo kategori dhomash plotëson të gjitha pritjet e një familjeje ose grupi njerëzish për një përvojë luksoze dhe një qëndrim të këndshëm.
Relaks, Komfort dhe Argëtim!
Hotel MIAMAR të pret gjatë ditëve të nxehta të verës për të të strehuar në një oaz mirëqënie dhe për të të larguar nga stresi i përditshmërisë.